Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Naço aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Naço është paraqitur në SPAK i vetëm, pa praninë e një avokati. Sipas burimeve, ai është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni lidhur me një dosje që po hetohet nga SPAK.
Sipas burimeve për Euronews Albania marrja në pyetje dhe thirrja në SPAK e Naços është bërë për dosjen e famshme Çez-DIA që po hetohet prej më shumë se dy vitesh, për të cilën janë marrë në pyetje edhe ish zyrtarë të tjerë, përfshi Ilir Metën, që ka qenë në atë kohë bashkëpunëtor i ngushtë kur Naço ka qenë në LSI.
Naço në atë kohë ka qenë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në vitet 2011-2012.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve