Nga futbolli në Formula 1, Gasly investon te FC Versaille
Piloti i Alpine në Formula 1, Pierre Gasly nis një aventurë të re në futboll. Jo si lojtar por si investitor në Versailles, një klub nga Parisi që luan në divizionin e 3’të në Francë.
“Jam i lumtur që po bashkohem me FC Versailles pasi gjithmonë kam dashur të përfshihem në futbollin profesionist”, tha francezi që piloton një makinë Alpine.
Gasly do të jetë një ndër aksionerët përkrah Alexandre Mulliez, nipi i themeluesit të grupit ndërkombëtar Auchan dhe partnerit të tij, Fabien Lazare. Klubi nuk ka bërë të qartë përqindjen e aksioneve të Gasly. Mulliez që u shfaq pas problemeve financiare të një viti më parë u shpreh optimist se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm. Ashtu si Gasly që është një tifoz futbolli, Mulliez nga ana e tij është një i apasionuar pas F1.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së