Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut, humbet 13 vende në krahasim me vitin e kaluar
Maqedonia e Veriut renditet në listën e shteteve me shumë korrupsion. Konkretisht, sipas raportit të Transparency International, ajo renditet 13 vende më poshtë se vitin e kaluar.
Kjo për ekspertët e antikorrupsionit është vetëm një e vërtetë dhe dëshmi se sistemi është tejet i brishtë. Rasti “Zhvatja” cilësohet nga më të rëndët në Maqedoninë e Veriut.
“E dini se pas rastit ‘Zhvatja’ perceptimi për korrupsionin në vendin tonë është rritur. Mirë do ishte që ky rast të zgjidhet në mënyrë që të kthehet besim tek institucionet. Nëse gjyqësori e bën punën e tij, nuk do kemi kësi lloj perceptimi”, – thotë Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.
Profesori universitar i sociologjisë, Ilija Acevski thotë se fenomeni i korrupsionit është tejet i përhapur edhe në fakultete
“Ekziston një term, kulturë e korrupsionit që do të thotë se sistemi prej brenda në shumë segmente është i korruptuar. Nuk është korrupsion vetëm dhënia e 100 eurove për të marrë provimin, por se nuk kemi sistem që prodhon kualitet. Dikush merr rrogë dhe nuk e bën punën si duhet”, – shprehet Ilija Acevski, profesor universitar
Ajo çka u përshëndet si fenomen pozitiv në gjithë negativitetin e korrupsionit, lidhet me faktin se ky raport tregoi ngritjen e nivelit te denoncimeve të qytetarëve në Komisionin për Luftimin kundër Korrupsionit.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër