“Diçka e madhe po luhet!” Lita zbardh 120 minutat e zyrtarit amerikan në SPAK

20 Mars 2024 | 12:12

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson vizitoi ditën e djeshme Shqipërinë. Gjatë vizitës së tij ai u ndal edhe në SPAK.

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se vizita e Robinson në SPAK zgjati 120 minuta kjo sipas tij tregon rëndësinë që amerikanët po i japin këtij institucioni dhe reformës në drejtësi. Lita tha gjithashtu se duke parë dosjet voluminoze të vendosura edhe në tokë, të krijohet përshtypja se diçka e madhe po luhet.

“Ndihmës sekretari i shtetit Tod Robinson është zyrtari më i lartë i departamentit të shtetit që merret me luftën kundër narkotikëve dhe me respektimin e ligjit. Ne në 5 javë kemi pasur dy zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit si Blinken dhe Robinson që i japin support SPAK-ut dhe reformës në drejtësi.

Por posaçërisht SPAK-ut sepse ditën e djeshme ata kanë qëndruar më shumë se 120 minuta në prani të prokurorëve të SPAK-ut dhe të BKH-së për të parë ecurinë e dosjeve.

Ne e kemi parë nga kapicat e dosjeve që diçka e madhe po luhet në ato dosje dhe korrupsioni që shfaqet aq masiv nga dendësia e atyre dosjeve, tregon se Shqipëria ka një problem shumë të madh me krimin, korrupsionin dhe narkotikët. Ne dimë që një nga temat e prekura në takim kanë qenë paratë e pista që hyjnë në sektorin e ndërtimit”,-tha Lavdrim Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026