Eksportet vazhdojnë të bien/ Mallrat e shitur jashtë kushtuan 32 mld lekë në shkurt

20 Mars 2024 | 18:11

Eksportet vazhdojnë të pësojnë rënie në vendin tonë. Gjatë muajit shkurt, ato kushtuan 32 miliard lekë, ose 16% më pak se vitin e kaluar.

Ne muajin shkurt vendi ynë ka eksportuar me pak mallra ‘Made In Albania”. Statistikat  ato u ulen me 16.1% duke kapur vlerën e vetëm 32 miliard lekësh ne krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.

E kundërta ka ndodhur me mallrat e huaja te cilat duket se kanë zënë terren ne vendin tone, duke shënuar kështu rritje me 6.4% ne krahasim me një vit me parë.

Por teksa vërehet ky ritëm i eksport importit, prodhimi ne vendin tone ne aktivitetin e industrisë ka shënuar rënie pothuajse ne te gjitha fushat e sektorit.

Dy muajt e parë, vendi ynë ka eksportuar me pak energji elektrike, tekstile, kepucë dhe materiale ndërtimi, mallra të cilat kanë sjellë fitime më të ulëta.

Sa i takon importit, rritje ka pasur te makineritë me 7.4% rritje dhe  ushqimet me 1.6%.

Sipas tregjeve, në eksport vihet re se shkëmbimet me Kosovën kanë pasur rritje më të madhe, ndërsa në import shtesa e fortë vjen nga Greqia, Italia e Gjermania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026