Ylli Manjani: Basha do të rikthehet te Berisha

21 Mars 2024 | 21:29

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani i  ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar situatën politike në vend e kryesisht atë të PD.

Ai theksoi se Lulzim Basha do të rikthehet sërish te Sali Berisha pasi do të marrë mandatin. Mes tjerash ai nuk kurseu as ironitë për Bashën duke shtuar se Edi Rama do të marrë sërish mandatin.

“Ajo që ka ndodhur është që deri më tani ajo që është arritur është se PS merr vulën, Rama merr mandatin, Luli krevatin. Sot doli për të thënë se shiko se jam dhe unë. Do rikthehet te Saliu ai. Do marrë mandatin e vet. Të  vdekurit politikë janë të vetmit në rracën e të vdekurve që shkojnë te varri i vet”-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026