Himara pa kryebashkiak/ Avokati sqaron si zgjidhet ngërçi: Ja kush do emërohet
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë i arrestuar ndodhet dhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri. Avokati Përparim Çaça, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania tregoi se si mund të zgjidhet ngërçi i Himarës që tashmë nuk ka më kryebashkiak.
Sipas tij, Goro duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave. Më pas do të jetë Këshilli Bashkiak që do të emëroj një nga dy nënkryetarët zv.kryetar, që do të gëzojë të gjithë kompetencat e një kryetari bashkie.
“Është një rast i rrallë që kemi një kryetar të zgjedhur prapa hekurave dhe një kryetar në detyrë që është në arrest në burg. Në këto kushte Bashkia e Himarës do të duhet të administrohet dhe këtë e ka zgjidhur ligji që në vitin 2015. Në këto raste duhet të ketë një veprim aktiv, ose nga vetë Zoti Goro duke dhënë dorëheqjen ose duhet të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, për shkelje të rënda të Kushtetutës. Më pas do të jetë Këshilli Bashkiak që do të emëroj një nga dy nënkryetarët zv.kryetar. Nëse ka një zv.kryetar, Këshilli Bashkiak voton që deri në zgjedhjet e reja do të duhet ta administratoj ky zv,kryetar. Ky i fundit ka të gjithë pushtetin e një kryetari bashkie”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut