Interpelancë për pandeminë, opozita shqiptare dhe maqedonase kërkojnë llogari nga ministri i Shëndetësisë
Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut do të propozojnë një interpelancë ndaj ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nën akuzën e dështimit të menaxhimit të situatës me pandeminë dhe për mungesën e vaksinave.
Propozimi për interpelancë ndaj ministrit pritet të depozitohet në Kuvend gjatë këtyre ditëve me kërkesë të VMRO DPMNE-së.
“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë në Kuvend propozim për interpelancë për Venko Filipçen, ministrin e infektimeve dhe vdekjeve, për të cilin pamë se më të rëndësishme janë provizionet e vaksinave se sa jeta e qytetarëve”, u shpreh Kirill Pecakov, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Interperlancën do ta mbështesë edhe koalicioni i partive shqiptare në opozitë, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa.
“Gjithsesi si opozitë shqiptare që jemi, ne do të përkrahim çdo lloj interpelance që bëhet në kuadër të qeverisë, prandaj edhe e përkrahim interpelancën ndaj ministrit të shëndetësisë, për faktin që kanë qenë joprofesional në trajtimin e pandemisë, posaqërisht me faktet që ne si vend jemi radhitur në shtetet me vdekshmëri më të lartë në Evropë”, u shpreh Skender Rexhepi.
Partia e ministrit të shëndetësisë LSDM është e bindur se interpelanca nuk do të kalojë dhe se opozita vetëm përhapë lajme të rreme që kanë qëllim dëmtimin e imazhit të ministrit dhe Qeverisë.
” Edhe kjo interpelancë sikurse edhe të tjerat nuk do të kenë sukses dhe do të shënohet si edhe një tjetër dështim i partisë së udhëhequr nga humbësi I dëshmuar, Hristijan Mickoski”, tha Nenad Kociç, deputet i LSDM-së.
Iniciativa për interpelancë është e katërta me radhë ndaj ministrave të qeverisë aktuale, pas asaj ndaj ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiç, zv kryeministrit për luftën kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, si dhe kundër zv kryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Që të gjitha nuk arritën të kalojnë me vota të mjaftueshme në Parlament.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat