Pensionistët me llogari bankare, nga 1 prilli shërbimi i pagesave me kartë
Pagesat përmes kartave bankare do të shtrihen edhe tek pensionistët dhe njerëzit me ndihmë ekonomike.
Këta të fundit duhet të hapin llogari në bankë, pasi nga data 1 prill do të nisë zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave bazë.
Të gjithë pensionistët, studentët apo individët me ndihmë ekonomike do të duhet të hapin një llogari bankare, pasi nga muaji prill do të nisë zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike. Procesi për marrjen e kartës është pa pagesë, dhe ai do të kryhet nga bankat tregtare.
Nisma e Bankës Qendrore dhe Shoqatës së Bankave konsiderohet si hap më shumë drejt dixhitalizimit dhe reduktimit të parave cash, dhe llogaritë i japin mundësi individëve të marrin shërbimin për tërheqje e depozitim pa kufizim në të gjitha ditët e javës.
Hapja e llogarisë bankare në këtë moment është vullentare, por ligji parashikon që disa shërbime të merren vetëm në bankë dhe për këtë arsye mbajtja e një karte bëhet e dobishme. Llogaria mund të përdoret edhe për remitancat, ku të afërmit mund të transferojnë para për prindërit e tyre
Me nisjen e zbatimit të këtij ligji pritet që qeveria të vendosë transferimin minimalisht të pensionit nga posta në bankë. Më pas gradualisht do të ofrohen edhe shërbime të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut