Turizmi vijon rritjen/ 981 mijë vizitorë erdhën në shkurt, 40% më shumë se në 2023

25 Mars 2024 | 16:33

Shqipëria po pret një numër të lartë turistësh pas çdo muaji. Në shkurt, vendin e vizituan 981 mijë njerëz, shifër që tregon për rritje 40%.

Muaji shkurt rezulton i mbarë për fluksin turistik. Të dhënat tregojnë se 981 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj, hynë në Shqipëri me rritje 40%, krahasuar me shkurtin 2023.

Sipas INSTAT në Shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 460 mijë shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8000 dhe 3000 shtetas.

Lidhur me arsyet gjatë shkurt 2024 kanë shënuar rritje hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime personale me 55%; për qëllime pushimi me 57% dhe për biznes me 54%.

Sektori i turizmit pritet që të arrijë një tjetër rekord këtë vit që sipas turoperatorëve është e lidhur së pari me një jehonë që vendi e trashëgoi nga viti i shkuar, promovimi intensiv në mediat ndërkombëtare që po vijon edhe këtë vit, rritjes së pjesëmarrjes së tregjeve të organizuara si dhe faktit që jemi ende një destinacion ekonomik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026