‘Elektrizohet’ atmosfera para ndeshjes me Suedinë, kë do nxjerrë në fushë Sylvinho
Ditën e sotme Kombëtarja shqiptare do të përballet me Suedinë, në një ndeshje miqësore, përpara përballjeve të Euro2024.
Mësohet se në formacionin e Shqipërisë do të jenë Strakosha, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami dhe Broja.
Trajneri Sylvinjo së bashku me mesfushorin Ylber Ramadani ishin të pranishëm dhe në konferencën për shtyp ku analizuan jo vetëm kundërshtartin e radhës, por edhe atë disfatë ndaj Kilit, e cila shkaktoi një sërë kritikash.
“E dinim që dy miqësoret janë ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do të fillojmë të mendojmë dhe të shohim opsionet që kemi për listën dhe Europianin. Sa i përket Suedisë është një kundërshtar që ne e donim dhe e dinim që është një kundërshtarë i fortë. Suedia ka një histori të madhe dhe është një skuadër që është mësuar të luajë në Botëror, në Europian. Kështu që në pret një ndeshje e forte”, tha Silvinjo.
Më tej, tekniku foli dhe për mundësinë e ndryshimit të formacionit.
“Ndryshimet bëhen kur është momenti dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Por nuk mund të bëhet ndryshimi menjëherë vetëm sepse ke pësuar një humbje. Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar, varet shumë edhe nga karakteristikat e lojtarëve”, deklaroi Silvinjo.
Humbjen me Kilin, mesfushori Ylber Ramadani e ka cilësuar si një lloj zgjimi, për të kthyer ekipin me këmbë në tokë.
“Jemi duke u përballur me dy kundërshtarë të nivelit të lartë dhe ndeshja me Kilin na shërbeu të ulemi me këmb në tokë dhe të mendojmë shumë seriozish, sepse këto dy ndeshje janë si sfidat e Europianit që do t’i kemi në të ardhmen”, tha Ramadani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës