Përfundon sfida mes Suedisë dhe Shqipërisë, vendasit fitojnë me rezultatin 1-0

25 Mars 2024 | 21:02

Ka përfunduar ndeshja miqësore ku Suedia luan kundër Kombëtares shqiptare.

Kombëtarja suedeze ka arritur të fitojë me një gol, duke bërë që sfida të mbyllet me rezultatin në këtë pjesë të dytë në 1-0.

Më herët u publikuan edhe formacionet zyrtare, ku ashtu siç pritej, në formacionin kuqezi ka ndryshime.

Suedia: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson.

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Broja.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit direkte, sfida ka përfunduar me rezultatin 4-1 në favor të suedezëve, takim ky i luajtur në vitin 2009.

Sfida e sotme po mbahet në Friends Arena (Solna), në një stadium që ka kapacitet rreth 50 mijë vendesh.

Ndërsa më herët, Kombetarja shqiptare luajti ndeshjen miqësore me Kilin, ku humbi me rezultatin 3-0.

Këto ndjeshje miqësore vijnë përpara përgatitjeve për ndeshjet në Euro2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026