Abilekaj: Oferta që Rama i ka vendosur Athinës në tavolinë për Bashkinë Himarë

25 Mars 2024 | 22:54

Analisti Enton Abilekaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se kryeministri Edi Rama po tetnon “të sheshojë” marrëdheniet me shtetin fqinj, Greqinë.

Duke komentuar arrestimin e Jorgo Goros nga SPAK, Abilekaj tha se tashmë Partia Socialiste ka përgatitur kandidatin që do e zëvendësoj kryebashkiakun, i cili është një emër i përlyer edhe për Greqinë. Sipas Abilekaj do të jetë Vangjel Tavi ai i cili do të vendoset në krye të bashkisë së Himarës.

“Rama tenton të kanalizojë çështjen jo te kthimi i Belerit, por gjetja e një zgjidhje të zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Ai i ka marrë ndërkohë masat ka çuar një minoritar “safi” siç është Vangjel Tavo, nuk ka lidhje me Himarën, as me OMONIA-n, ka qenë te LSI dhe tani është i lirë. Ai mund të jetë kandidat i Partisë Socialiste.

Është një kandidat i pranuar edhe nga Greqia.  Mendoj se Rama po e drejton këtu çështjen, a do e pranoj Greqia këtë orientim? Emri i Vangjel Tavos ka dalë për herë të parë në një gazetë greke, që ka nxjerrë tre emra që mund të ishin kandidatë të pranueshëm nga qeveria greke. Unë besoj se Rama po kërkon të zbusë konfliktin dhe ta çoj në një pikë pajtimi që do të jetë Vangjel Tavo i zgjedhur nga Partia Socialiste, por me mbështetjen e grekëve”,-tha Enton Abilekaj.

Kujtojmë se Jorgo Goro, i cili vazhdonte  të kryente funksionin e kryebashkiakut në Himarë u arrestua të shtunën më 23 mars 2024 me kërkesë të SPAK. arrestimi i tij erdhi pas një kallëzimi të bërë më herët nga kryebashkiaku i zgjedhur, por jo i betuar i Himarws Fredi Beleri, i cili qëndron i arrestuar që prej 12 majit, 2 ditë para zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026