I riu gjeorgjian shkon me thikë dhe çekiç brenda shkollës në Athinë, dy të plagosur

26 Mars 2024 | 10:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi mëngjesin e kësaj të marte, ku një 19-vjeçar ka plagosur një nxënës dhe drejtorin e një shkolle në Athinë.

Mediat greke bëjnë me dije se 19-vje֛ari me origjinë gjeorgjiane shkoi në ambientet e brendshme të shkollë së mesme duke mbajtur në dorë një çekiç dhe një thikë.

Menjëherë ai iu drejtua një nxënësi nigerian të cilin e qëlloi me thikë si dhe u përlesh me drejtorin e këtij institucioni duke e plagosur dhe atë.

Sipas informacioneve paraprake arsyeja e sulmit ka të bëjë me një zënkë që vëllai i agresorit kishte patur me nxënësin nigerian.

Për t’u hakmarrë për të vëllanë, 19-vjeçari vendosi të shkonte në shkollë me thikë dhe çekiç në dorë.

Mediat greke bëjnë me dije se autori është arrestuar, ndërkohë që dy të plagosurit po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikt për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026