Drejtori i FSB ruse: SHBA, Britania dhe Ukraina janë pas sulmit terrorist në Moskë 

26 Mars 2024 | 14:35

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Alexander Bortnikov tha sot se pas sulmit terrorist në Moskë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Ukraina.

Ai deklaroi se Kievi organizoi përgatitjet për terroristët në Lindjen e Mesme, ndërsa vetë sulmi ishte përgatitur nga “islamistët radikalë”, të cilët, siç tha ai, planifikonin t’i mirëprisnin si heronj në Ukrainë.

Ai shtoi se kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov, është një objektiv legjitim për Forcat e Armatosura të Rusisë, si dhe për të gjithë ata që, siç tha ai, kryejnë krime kundër Federatës Ruse. RIA.

“Kushdo që kryen një krim kundër Rusisë dhe qytetarëve rusë është një objektiv legjitim dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës duhet të shpallet organizatë terroriste”, tha Bortnikov.

I pyetur nga një gazetar “pse Budanov është ende gjallë”, kreu i FSB u përgjigj: “Ka kohë”.

Në sulmin e 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë, të paktën 139 persona u vranë dhe më shumë se 180 u plagosën.

Organizata terroriste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026