Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane

26 Mars 2024 | 14:41

Zyrtarët doganorë në Bullgari kanë konfiskuar rreth 170 kilogramë drogë të llojit kokainë, që po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, thanë prokurorët më 26 mars.

Prokurori i qarkut, Georgi Chinev, tha se droga ishte fshehur në kontejnerët me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte bërë një ndalesë në Maltë. Ai tha se vlera e drogës së konfiskuar është 6.2 milionë euro, shkruan REL.

Drejtoresha e agjencisë së doganave, Petya Bankova, tha se ky është konfiskimi më i madh që ka ndodhur në portin e Burgasit.

Ai tha se droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane.

Anija u largua nga porti pasi shkarkoi mallrat, tha Bankova.

Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për pranuesit e dyshuar të kokainës, të cilët mund të përballen deri me 20 vjet burgim nëse gjenden fajtorë për trafikim të drogës.

Bullgaria, që viteve të fundit ka rritur përpjekjet në luftën kundër trafikimit të drogës, konsiderohet një pikë transiti për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe ka destinacion Evropën Perëndimore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026