Endoskopia e pacertifikuar, Alimehmeti: Humbëm besimin në sistem
Ekzaminimi i pacientëve me pajisje endoskopike të montuar në Shqipëri nga një kompani e pacertifikuar për këtë proces, fakt ky i bërë publik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur dyshimet mbi shërbimin që ju është ofruar pacientëve përgjatë një viti.
Mjeku ilir Alimehmeti, njëlloj si audituesit thotë se dëmi është i pallogaritshëm dhe kjo jo për faj të mjekëve.
“Është shumë e rëndë që këto probleme i gjejmë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në këtë rast kemi të bëjmë një situatë alla shqiptarçe. Rasti aktual është flagrant, jemi duke folur me pajisje të ndryshe të montuar nga një firmë e cila nuk dihet a e ka aftësinë profesionale, të paktën me letra se ka… shpresoj të mos kenë shkaktuar probleme, por nga krahu tjetër nuk kemi një metodë për ta vërtetuar këtë, nëse janë shkaktuar, çfarë dhe sa rëndë. Dimë të sigurt që nuk është garantuar cilësia më e lartë e shërbimit dhe kjo jo për faj të mjekëve që operojnë me atë pajisje”, tha Alimehmeti.
Ndërsa askush nuk e di saktësinë e këtyre ekzaminimeve, ajo çfarë Alimehmeti beson se ka ndodhur është humbja e besimit tek sistemi.
“Nuk e llogarisim dot sa është dëmi, por dimë diçka që është një tjetër dëm i pallogaritshëm, që është besimi tek kujdesi shëndetësor”, shprehet ai.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” muaj më parë mori dhe kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në përmbushje të kritereve të cilësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave