“Duan të lehtësojnë Paplekaj”, Spahiu: Pse nuk zbardhet dot vrasja e Pjerin Xhuvanit
Ekspertët rindërtuan për herë të dytë skenën e krimit të ndodhur në 21 Prill 2023 ku në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.
Kjo pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi me 4 mars kërkesën e Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik ne vendin e ngjarjes, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në këtë qytet në 21 prill 2021 vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare duke u cilësuar si ngjarja më e rëndë e ndodhur për shkak të përplasjeve politike.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjithçka bëhet për të lehtësuar ish-efektin e RENEA, Arber Paplekaj i cili në shkallën e parë është dënuar me 22 vjet burg.
“Një çështje shumë profesionale, eksperimenti përsërit ngjarjen në të njëjtin vend, me të njëjtat sende, objekte. Shqipëria nuk ka logjistikë për të kryer eksperimente hetimore për një kategori veprash penale, ka për aksidente rrugore. Vrasjen, Shqipëria nuk e ka logjistikë për ta riprodhuar pas 3 vjetësh me të njëjtat kushte. Unë mendoj se do lehtësojnë Paplekajn, i kanë hapur krahun që është në kushtet e vetëmbrojtjes”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West