Djokoviç ndahet nga Ivaniseviç, nr.1 largoi trajnerin kroat me të cilin punoi 6 vite

28 Mars 2024 | 16:47

Novak Gjokoviç dhe Goran Ivaniseviç i japin fund bashkëpunimit pas 6 viteve dhe 24 trofeve në turnetë te ndryshem. Lajmin per largimin e trjanerit e dha vet tenisti Gjokoviç.

Njoftimin e dha Djokoviç në profilin e tij në Instagram duke falenderuar ish trainerin dhe mikun e tij Ivanisevic. Nr. 1 në Botë kujton triumfin e përbashkët në 12 turne Grand Slams dhe disa finale të tjera në turne Masters. Tenisti serb e pranon se në fushë jo gjithmonë janë mirëkuptuar, por kjo nuk do ti pengojë të mbeten miq të mirë në vazhdim.

Djokovic pati një nisje të vështirë të këtij viti ku u eleminua në ½ finale e Australian Open nga Jannik Sinner dhe u eleminua në raundin e dytë të Indian Wells nga Luca Nardi. 36 vjeçari serb u tërhoq nga Master’i në Miami për të limituar kohën në fushë.

Ai bëhet gati të nisë sezonin e dheut të kuq pa Ivaniseviç në stafin e tij. Nole ka si objektiv titullin e 4’rt në French Open në Roland Garros.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026