Tirana synon fitoren me Teutën, Fagu analizon kundërshtarin

28 Mars 2024 | 17:21

Final 4 është objektivi kryesor për Tiranën, e cila i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të sfidës me Teutën. Bardheblutë vijnë me moralin lart, pas fitores në derbi, ndërsa pauza e kampionatit ka shërbyer pozitivisht, që skuadra të rikuperojë dëmtimet.

“Sigurisht kjo pauzë na erdhi në momentin e duhur, pasi kemi pasur ndeshje një pas një, grupi ishte jo i plotë, ishte moment i duhur, lojtarët janë rikuperuar për pjesën e mbetur të kampionatit”, thotw Erbim Fagu, trajner i Tiranës.

Trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu ka vlerësuar kundërshtarin, i cili vjen me dy fitore radhazi.

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Teuta ka skuadër simpatike, ata kanë objektivat e tyre ne tonat. Do jetë ndeshje për tu shijuar, ne do kërkojmë maksimumin”, shprehet ai.

Tirana ka fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa është 1 pikë larg zonës së final 4. Në anën tjetër klubi durrsak gjendet në zonën e ftohtë, ku ka grumbulluar 10 pikë në 5 javë. Të premten në fushë zbresin dhe 4 skuadra të tjera, Egnatia përballet me Kukësin dhe Vllaznia me Erzenin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026