PSV në gjurmët e qendërmbrojtësit 18-vjeçar të Flamurtarit
Futbolli vlonjat ka prodhuar talente ndër vite, të cilat kanë shkëlqyer jo vetëm me skuadrën bregdetare, por edhe me kombëtaren kuqezi. Disa prej tyre kanë vijuar karrierën jashtë vendit, duke arritur nivele të larta. Tradita vijon ende, teksa një tjetër emër që premton shumë është ai i 18-vjeçarit Nikolas Nika. Qendërmbrojtësi vlonjat i cili ka luajtur për skuadrat xinxhir të Flamurtarit ka tërhequr vëmendjen dhe të disa prej ekipeve evropiane.
Së fundmi bëhet fjalë për gjigantët holandezë të PSV, madje këta të fundit kanë marrë në provë futbollistin, i cili dallohet për aftësitë e tij në repartin difensiv. Paraqitjet e talentit vlonjat kanë qenë pozitive, ndërsa shumë shpejt do të ketë dhe zhvillime sa i përket kalimit të tij në shkollën holandeze të futbollit.
Më parë, Nikolasi ka qenë në radarët e Lokomotivës së Zagrebit, një tjetër skuadër e cila ka pasur në gjirin e saj futbollistë shqiptarë. Në skuadrën kroate takimi i parë mes palëve ka qenë pozitiv, ndërsa në sezonin veror pritet që 18-vjeçari të zhvillojë një tjetër provë atje.
Në këtë situatë, e ardhmja e Nikolasit duket e artë, duke premtuar shumë për talentin vlonjat, i cili ka mbajtur veshur edhe fanellën kuqezi të ekipit kombëtar.
Skeda e futbollistit:
Emri: Nikolas Nika
Datëlindja: 03.05.2006
Gjatësia: 185cm
Pozicioni: Qendërmbrojtës i djathtë
Skuadra: Flamurtari
Pjesë e akademisë kuqezi prej qershorit 2012
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

