“Barbari në menaxhimin e burimeve”- Diku: Janë djegur 500 mijë ha pyje në 30 vjet

30 Mars 2024 | 21:57

Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizuan këtë të shtunë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

I ftuar në emision inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku tha se ligji rrezikon që të dëmtohen rëndë të gjitha Zonat e Mbrojtura.

Ai shtoi se shumë pyje në Shqipëri e kanë humbur statusin e Zonave të Mbrojtura pasi janë prerë nga sipërmarrës dhe më pas u është vënë flaka për të humbur gjurmët.

Inxhinieri theksoi se në bazë të të dhënave që vijnë nga agjencitë evropiane, në Shqipëri janë djegur 500 mijë hektarë pyje këto 30 vitet e fundit.

“Nëse i sheh këto që kanë qenë Zonë të Mbrojtura në hartë duken si poligon i armëve bërthamore, pasi janë të djegura dhe të shkatërruara. Janë shfrytëzuar pyjet për të marrë drurin dhe më pas për të humbur gjurmët janë djegur. Bredhi i famshëm i Drenovës në Korçë që ka qenë Park Kombëtar në këto 30 vite nuk është më, pasi e ka humbur atë natyralitetin e vet. Në 30 vjet, nga evidenca e Agjencisë Evropiane për Zjarret në Pyje rezulton se janë djegur 500 mijë hektarë pyje dhe këto ndikojnë që Shqipëria të jetë një nga vendet me erozionin më të lartë në Evropë”, tha inxhinieri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026