KLSH kontrolle në Bashkinë e Sarandës, kalon në ‘sitë’ viti 2023
Zyrtarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndodhen prej disa ditësh në Bashkinë e Sarandës. Burime bëjnë me dije se është urdhëruar një auditim financiar dhe përputhshmërie për periudhën 1 janar 2023 deri në 31 dhjetor 2023. Në këtë periudhë Bashkia Sarandë ka qenë për rreth 6 muaj e drejtuar nga Ardian Gurma dhe 6 muaj të tjerë nga Oltion Çaçi. Janë të paktën 4 auditues që kryejnë kontrollet bashkë me drejtuesin e tyre B. Doracaj.
Në fakt KLSH vetëm para pak muajsh publikoi raportin përfundimtar për të njëjtin auditim që e kreu po në Bashkinë Sarandë për periudhën 1 janar 2022 – 31 dhejtor 2022. Nuk dihet për çfarë arsye KLSH vendosi sërish të vijë në Bashkinë Sarandë për të kryer tjetër auditim, por në raportin për vitin 2022 KLSH i rekomandoi Bashkisë masë disiplinore vërejtje deri në largim nga puna për 4 punonjës si dhe masë administrative ose disiplinore për 6 të tjerë.
Burime konfidenciale nga ana tjetër bëjnë me dije se prej disa kohësh edhe SPAK ka kërkuar informacion në lidhje me dosje të ndryshe në Bashkinë e Sarandës që kanë të bëjnë kryesisht me dokumente pronësie por edhe me disa leje ndërtimi të dhëna.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk