Komisioni për Dezinformimin, Taylor tregon “kleçkën”: Ekspertët të jenë jo politikë

31 Mars 2024 | 21:14

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi së bashku me disa deputetë i janë drejtuar kryetares së Kuvendit, me kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se për këtë çështje opozita duhet të krijojë interes.

Mes tjerash ajo shtoi se ky komision duhet të jetë në duart e njerëzve që nuk kanë të bëjnë me politikën, por që të jenë ekspertë në këtë fushë.

“Pala opozitare duhet të ketë interes sepse duhet  të mendojë se çfarë do të ndodh kur të vijnë ata në pushtet. Mendoj se diçka e tillë që ka ndikim në  shoqëri civile, në media në  lirinë e shtypit dhe siç kemi parë dhe në vendet e tjera. Kjo duhet të jetë në duart e njerëzve jashtë politikës, sipas mendimit tim. Mund të kemi një përfaqësues politik apo dy, por kemi nevojë për ekspertë e gazetarë. Persona që kuptojnë sigurinë, gjeopolitikën dhe gjëra të tjera. Kjo nuk duhet të ketë fare ndikim politik”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026