“Firmëtarët të PS”-Bregu: Nisma për dezinformimin do krijojë probleme me opozitën
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi së bashku me disa deputetë i janë drejtuar kryetares së Kuvendit, me kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.
Gazetari Zylyftar Bregu i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania është shprehur se në këtë nismë firmëtarët do të jenë vetëm të PS dhe kjo sipas tij do të krijojë probleme në raport me opozitën.
“Dezinformimi është shpifje. Është një formë e ambalazhuar me porosinë e partnerëve, çështje sigurie, ku kur bëhet fjalë për çështje sigurie, disa liri dhe mund të sakrifikohen, sidomos nëse kjo gjë shtrihet dhe përfshin dhe këtë dezinformimin e brendshëm. Ka pasur përpjekje të legjislativit për të cenuar dhe ligjin për të drejtën e informimit, i cili bëri ndryshime. Të gjitha llojet e pushteteve, sidomos legjislativi dhe ekzekutivi tentojnë të shmangin detyrimin që kanë për të informuar qytetarin ose gazetarin. Është një rast i mirë për ta kryer këtë punë. Do jetë një aksion holistik. Nëse do bëjnë ligje, struktura. Simbolikisht dhe fakti që nënshkruesit janë të gjithë të PS –së tregon një problem që do të reflektojë në ecurinë e kësaj nisme në raport me opozitën. Mund të kishin kërkuar dhe përfaqësues të opozitës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje