Bayern mposhtet në “Allianz Arena”, çfarë po ndodh në Bundesligë
Nëse në nisje të sezonit dikush do pohonte se Leverkusen do shpallej kampion apo Bayern do ishte në ditët e tij më negative, askush nuk do ta besonte, por kjo gjë tanimë është një fakt. Aspirinat udhëheqin kampionatin pa humbje dhe me vetëm 4 barazime, ndërsa kanë fituar plot 23 sfida, e duket se fundi i sezonit do të jetë festë. Skuadra e Alonsos ia doli ndaj Hoffenheim në ndeshjen e fundit duke marrë një fitore me përmbysje, ndërsa rekordi sa vijon e thellohet.
Meritë të madhe ka padyshim ish-mesfushori spanjoll, i cili ka mbajtur veshur fanellën e Realit të Madridit, Liverpoolit apo Bayernit, por është dhe një teknik me shumë premisa për të ardhmen, ndërsa në moshë të re është pranë fitimit të titullit.
Në anën tjetër, rekordmenët nuk dinë se cfarë po bëjnë, nga një kualifikim në Champions tek një dorëzim në kampionat, ku vetë trajneri Tuchel ngriti flamurin e bardhë. Gjermani pohoi se Leverkusen tashmë e ka fituar titullin, por jo vetëm kaq. Nën drejtimin e Thomas, Bayern u mposht pas plot 1 dekade në shtëpi në një “Der Klassiker” dhe kjo është një shuplakë për bavarezët. Rekordi negative ii shit verdhezi që tani drejton Bayernin do të thellohet edhe me tepër, ku vitin e shkuar i vetmi titull i fituar ishte kampionati, ndërsa u eliminua në kupë, ligën e kampionëve, humbi superkupën, këtë sezon kupën po ashtu dhe kampionatin, ndërsa i vetmi shpëtim do të ishte trofeu i Champions.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë