Kujdestarët për të moshuarit/ Ylli: Duhen krijuar regjistra për të plotësuar nevojat

1 Prill 2024 | 15:42

Kujdesi për të moshuarit në Shqipëri vazhdon të bazohet tek mbështetja e familjarëve. Alban Ylli ekspert i Institutit të Shëndetit Publik shprehet se në kushtet kur numri i të moshuarve vjen në rritje, ngritja e qendrave rezidencial është një opsion shumë i kushtueshëm, ndaj zgjidhja mbeten kujdestarët në shtëpi.

 “Do të duhet të orientohemi drejt komunitetit të shërbimeve në shtëpi, familjeve do tu duhet të vazhdojnë të mbajnë një pjesë të barrës por ato duhen mbështetur. Në si shoqëri si sistem  duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm që kujdestarët në shtëpi një pjesë e të cilëve janë formal, marrin pagesë janë trajnuar por një pjesë e madhe janë informal, mund të jenë familjar, fqinj që nuk e di askush punën që ata bëjnë të heshtur”, Alban Ylli, ekspert i geriatrisë.

Por ajo çfarë duhet bërë është identifikimi dhe krijimi I një regjistri për të moshuarit dhe kujdestarëve të tyre.

 “Duhet bashkitë të vijojnë të bashkëpunojnë me shërbimet shëndetësore dhe të fillojnë nga identifikimi nevojave, nga regjistrat , ekipet multidisiplinale duhet të verifikojnë ku janë problemet ku janë shtëpitë ku vuajnë të moshuarit”, Alban Ylli, ekspert i geriatrisë.

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë  kujdestarët e të moshuarve janë në shumicën e tyre gra, të cilat nuk paguhen për punën që bëjnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026