Turistët e huaj mbushin Sarandën, rritja e temperaturave favorizon nisjen e plazhit
Dita e parë e prillit e ka gjetur Sarandën me temperatura, që shënuan deri në 25 gradë celsius.
Në qytetin e 300 ditëve diell të parët turist të huaj që kanë mbërritur, për ta vizituar kanë përfituat nga temperaturat e larta për të notuar.
“Jam nga Norvegjia, ky patjetër është mot vere. Po, notova ishte shume bukur, uji ishte i mirë. Është bukur këtu, nuk e prisja të ishte kaq këndshëm, është vetëm fillimi i prillit por këndshëm, më pëlqen”,-tha turistja.
Kjo e re e mbërritur nga New Yorku në Sarandë, thotë se çdo ditë të pushimeve , po noton edhe pse uji është paska i ftohtë.
“Është e mrekullueshme, kemi 1 orë e gjysmë që jemi këtu në plazh për të notuar. Uji është i ftohtë, por në mënyrën më të mirë për tu freskuar. Është një vend i mirë për të kaluar kohën. Është bukur sepse është në qendër të aktivitetit të qytetit.”
Të tjerë të huaj që nuk guxojnë te notojnë sërish kalojnë kohën familjare pranë detit, për të shijuar ato që ata i quajnë ditë me temperatura vere.
“Tre ditët e fundit po ndihen sikur është fillimi i verës, është shumë këndshëm. Mendoj se është ftohtë (uji) por shoh disa njerëz që notojnë. Më pëlqen Shqipëria, më pëlqen natyra, moti këtu në Sarandë dhe Ksamil, ka shumë vende ku mund te shkosh”.
Saranda mbetet një nga qytetet më të vizituara për pushimet e verës, e njëkohësisht me temperatura shumë të larta që favorizojnë ardhjen e pushuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)