“Policia u kërkoi të ndalonin”-Çipa jep detaje nga aksidenti me 8 viktima

2 Prill 2024 | 10:41

Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Adrian Çipa dha një deklaratë për mediat lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona. Ai tha se drejtuesi i mjetit dyshohet të jetë nga Shkodra, ndërsa 7 viktimat e tjera dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu Çipa tha se për shkak të shpejtësisë makina ka tërhequr vëmendjen e patrullës së policisë, të cilët i kanë kërkuar të ndalojë, por në këtë moment makina ndryshoi drejtimin dhe ndonëse patrulla e ndoqi pas, arriti ta gjente automjetin vetëm dy orë më vonë në afërsi të Vjosës.

“Rreth orës 2 e 20 të datës 2, në afërsi të Këlcyrës ka hasur një automjet i cili po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara. Kur i bënë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë dhe është nisur në drejtim të qytetit të Përmetit. Patrulla e policisë e cila ishte në shërbim, me automjetin e vetë është përpjekur të marrë në kontroll vizual automjetin, të cilin e ka ndjekur deri në afërsi të vendit të ngjarjes.

Menjëherë ka informuar sallën operative dhe ka transmetuar të gjithë informacionin. Rreth orës 4 pa pesë duke qenë se nuk ishte konstatuar automjeti, patrulla ka filluar inspektimine zonës. Në zonën ku ka ndodhur aksidenti ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas ka mundur të lokalizojë automjetin i cili kishte rënë në afërsi të lumit Vjosa”,-tha drejtori i policisë së Gjirokastrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026