Mustafaj: Kosova e gatshme të anëtarësohet në NATO, ka ushtri të re

2 Prill 2024 | 21:33

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në Euronews Albania, është shprehur se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO.

Sipas tij, Kosova ka një ushtri të re me mentalitet të ri.

Mes tjerash ai nënvizoi se jo vetëm ushtria e Kosovës, por dhe politika e sjelljet shoqërore janë të monitoruara nga NATO.

“Kosova është një vend i ri me një ushtri të re, me mentalitet të ri. Kosova është e gatshme për NATO,  jo si kontributore e madhe me trupa dhe financa por si kontributore me shembullin e vet. Kjo ka rëndësinë e saj. Unë besoj se Ministria e Jashtme është e angazhuar pozitivisht për ta mbështet, besoj se misionet tona që janë në Bruksel është një mision tërësisht mbështetës i aspiratës së Kosovës por dhe i prezencës së NATO-s në Kosovë.

Besoj se po punon mirë, por Kosova është një shtet i monitoruar nga NATO. Ka raportime se është në monitorim dhe politika kosovare, sjellja e shoqërisë dhe kjo është një lehtësi e madhe për misionet diplomatike të Shqipërisë, jo vetëm në Bruksel por dhe në vendet anëtarë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026