“Babain në Shqipëri e operuan sot për nesër”, mjekja nga Gjermania: S’bënë kontrolle
Mjekja shqiptare Aurora Dollenberg e cila jeton dhe punon në Gjermani tha në “Good Morning Albanians” se në Shqipëri nëpër spitale ndodhin gabime trashanike.
Ajo tregoi një rast të babait të saj i cili shkoi për kontroll e të nesërmen e futën direkt në operacion. Sipas mjekes pas operacionit babai i saj ka kaluar një infeksion në gjak, duke iu vënë në rrezik jeta.
“Kam pasur babain tim para disa javësh. Kanë ndodhur gabime nga më trashaniket mjekësore. Unë e kam dërguar te kolegë dhe u kam lënë porosi, është babi im, ju lutem ma trajtoni mirë.
Përsëri u fut në operim pa asnjë përgatitje, protokoll, i thanë sot për nesër, hajde se do operohesh. Pasi babi u operua, kaloi një infeksion në gjak, duke rrezikuar seriozisht jetë për një operacion shumë banal e të planifikuar”-tha mjekja Aurora Dollenberg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West