Mjekja ORL: Mos e bëni hundën e madhe pipiruqe, ja problemet që sjell
Mjekja ORL, Klodiana Zaharia është shprehur se në shumë raste kur bëhen operacione plastike për të zvogëluar hundën, shpesh herë krijohen te pacientët probleme me frymëmarrjen.
Komentet Zaharia i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se një hundë shumë e madhe nuk duhet të zvogëlohet tej masave të lejuara, sepse humbet funksionin dhe krijon probleme me frymëmarrjen.
Ajo shtoi gjithashtu se bukuria është relative dhe prandaj sipas saj, ka shumë raste që pacientët e pëlqejnë ndërhyrjen estetike ose jo.
“Për ndërhyrjet estetike është një kapitull i madh, sa është jeta. Ndërhyrjet estetike flitet për të bukurën dhe e bukura është relative. Mjekut që po e operon i duket se po bën më të bukurën, por pacientit njëherë i duket bukur dhe njëherë jo.
Nëse ti për të ndërtuar një hundë të bukur i humb funksionin, atëherë ai është një gabim shumë i madh mjekësor. Sepse ç’na duhet një hundë e bukur kur nuk marrim dot frymë, flemë me gojë hapur. Por nëse ka pacientë që thonë e doja një milimetër më lartë ose më poshtë, hajde diskutojmë kush është e bukura, s’kemi për ta gjetur kurrë.
Një hundë e madhe që zvogëlohet shumë, që ti e bën pipiruqe, sigurisht që do të ketë vështirësi patjetër në frymëmarrje. Pra një hundë e madhe mund të zvogëlohet, por jo tej masave të duhura. Gjithë ai oksigjen detyrohet të kalojë në atë hapësirë të vogël dhe fishkëllen pastaj ja bën fiu fiu”, tha Zaharia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar