“Mjeku i bëri abort pacientes së gabuar”-Gjinekologu tregon pse ndodhi…
Në një spital të Pragës u regjistrua një rast horror ku mjekët kryen një abort te një paciente e gabuar pa pëlqimin ose dijeninë e nënës së ardhshme. Mjekët thanë se ishte “barrierë gjuhësore” ajo që kishte shkaktuar incidentin.
Gjinekologu Alban Haxhi ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” për të folur më tepër rreth këtij rasti.
Ai tha se mund të ketë qenë një gabim i koordinimit, dhe mjeku ka pasur kartelën e pacientit të gabuar në momentin që ka bërë ndërhyrjen .
“Gabimi mjekësor ndodh në të gjithë botën, duke vepruar për ti dhënë përparësi një patoligjie ti mund të shkaktosh diçka tjetër. Mesa kuptova te rasti, ajo kishte shkuar të bënte kontroll rutinë dhe pacientja është ngatërruar me një tjetër, pasi është pjesa e koordinimit e cila ia caktonte orën, vendin apo sallën se ku do shkonte për të bërë ndërhyrjen.
Aty ka një protokoll, pavarësisht gabimit koordinativ, se unë mendoj se ëhstë gabim koordinativ jo mjekësor. Konsultën e bën një mjek tjetër dhe ndërhyrjen një mjek tjetër. Gjithashtu mund të jetë një pakujdesi mjekësore, që pacienti nuk referon që është shtazënë, që është me kancer gjiri, ka ardhur te unë, unë i kam thënë të presë lindjen e më pas të vazhdojë me kirurgjinë. Ajo donte të bënte ndërhyrjen, unë i thash që duhet të zgjidhte ta mbante fëmijën apo të bënte ndërhyrjen”,-tha gjinekologu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar