Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar gjatë mbledhjes pa media te Konferencës së Kryetarëve që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Bardhi në fjalën e tij kërkoi që maxhoranca të mos e zvarrisë çështjen duke e ërhuar dhe njëherë çështjen në Këshillin e Mandateve.
Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi gjatë mbledhjes se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën (8 prill) dhe do të vijohet me procedurën.
Bardhi: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si maxhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur, por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek Këshilli i Mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.
Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.
Bardhi: Procedura thotë se çështja do të duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni..
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në janar 2023 shfuqizoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të bllokuar dërgimin për interpretim në këtë gjykatë të mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik”.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh