Shuhet ëndrra e ekipit të kategorisë së tretë për finalen e Kupës në Gjermani

3 Prill 2024 | 13:56

Kaiserslautern rezultoi një pengesë e pakalueshme për surprizën e këtij sezoni në kupën e Gjemanisë, Saarbrucken. Skuadra që militon në ligën e tretë shkroi historinë duke eliminuar ekipet favorite, mes tyre dhe gjigantët e Bayernit të Mynihut, por në stacionin e parafundit, dështoi të merrte një rezultat pozitiv, duke i dhënë fund ëndrrës.  Me luksin për ta zhvilluar gjysmëfinalen në shtëpi, Saarbrucken pësoi 2 gola nga Ritter e Toure në fraksionin e dytë, duke bërë që Kaiserslautern të jetë skuadra e parë finalist e kupës.

Pavarësisht eliminimit, vendësit do të mbahen mend për ecurinë perfekte këtë sezon, ku edhe pse renditen në mesin e tabelës në Bundesligën e tretë, nuk e patën aspak problem të eliminojnë ekipe si Bayern, Frankfurt apo Monchengladbach.

Në mbrëmje në fushë zbret Leverkuseni, ekipi i vetëm i pathyeshëm në Evropë. Të besuarit e Xabi Alonsos përballen me Fortuna Dusseldorf në shtëpi. Mbrojtësi Arthut është mungesa e vetme, ndërsa edhe bomber Boniface është në dyshim tek aspirinat, teksa në kampin tjetër Sobottka nuk është në dispozicion për shkak dëmtimi. Leverkusen është favorit për fitimin e përballjes dhe jo vetëm, por madje dhe për finalen, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit ndaj Fortuna Dusseldorf, i ka fituar të gjitha duke shënuar plot 14 gola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026