Rubiales arrestohet në Madrid, akuzohet për anëtarësim në një organizatë kriminale
Rubiales u kthye në Spanjë nga Kosta Rika ditë më herët se sa pritej dhe u ndalua nga UCO me mbërritjen e tij në aeroport.
Luis Rubiales do të kthehej në Spanjë më 6 prill. Megjithatë, ai vendosi të përshpejtonte kthimin e tij dhe zbarkoi këtë mëngjes në aeroportin Madrid-Barajas, ku u ndalua menjëherë nga agjentët e UCO-së.
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës po hetohet nga një gjykatë në Majadahonda (Madrid) si i dyshuar për korrupsion në biznes, administrim të padrejtë, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.
UCO e Gardës Civile kontrolloi Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe shtëpinë e Rubiales në Granada dy javë më parë, kur ai ishte duke udhëtuar. Avokati i tij sqaron se ai do të dëshmojë pas disa ditësh dhe për këtë të mërkurë nuk është planifikuar asnjë veprim gjyqësor.
Por çfarë po heton garda civile?
Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe EUROPOL po heton kontratat e supozuara të paligjshme, transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i federatës me ish-futbollistin Gerard Pique.
Ata po hetojnë gjithashtu nëse Rubiales i caktoi punët nga RFEF kompanisë së ndërtimit Gruconsa “në këmbim të pagesave” për një kompani të quajtur Dismatec Sport, e cila drejtohej nga miku i tij Francisco Javier Martín Alcaide, alias ‘Nene’.
Kujtojmë se Rubiales u pezullua për tri vjet nga të gjitha aktivitet e futbollit më 30 tetor, sepse e puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj, pas fitores së Spanjës kundër Anglisë në finale të Kupës së Botës së grave në gusht të vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje