A mund të destabilizohet Shqipëria nga paratë ruse?

3 Prill 2024 | 21:39

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë të DASH, James Rubin pas ngritjes së Komisionit për Dezinformimin.

Në letrën e saj, Nikolla e fton zyrtarin amerikan të vizitojë Parlamentin e Shqipërisë dhe ti drejtohet me një fjalë “për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje”.

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” u shpreh se fillimisht duhet të shihet nëse ka media që financohen nga Rusia.

Mes tjerash ai shtoi se dhe nëse ka, duhet të shihet nëse sjellin destabilizim në vend.

“Nuk besoj se ne e vuajmë influencën ruse, këtë e vuajnë vendet që kanë një traditë dhe popullsi pro-ruse. Shqipëria nuk ka pasur asnjë shenjë të rillë. Kjo është përdorur elektoralisht  gjithmonë me sukses. Në shoqërinë shqiptare , orientimi pro-perëndimor e bëjnë që të refuzojnë çdo njeri që ka lidhje të fshehta me lindjen. Përderisa nuk janë përfshirë mediat si grup interesi në diskutim, përderisa është bërë një procedurë e fshehtë, për të kërkuar një problem që nuk ekziston, për çfarë është?  Nëse ka media që financohet nga burime ruse ne duhet ta shohim nëse këto burime destabilizojnë vendin. Pastaj doli e vërteta që gjithë çështja e rublave ruse ishte e financuar nga Rama”-tha Abilekaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026