Shehaj zbulon emrin e partisë: Si e vendosa gjatë bashkëbisedimit me një kamarier
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ishte mbrëmjen e të mërkurës i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku zbuloi dhe emrin e partisë që do të krijojë.
Shehaj tha se forca e re politike do të quhet “Mundësia”. Ai zbuloi se emrin e kishte vendosur gjatë një bashkëbisedimi me një kamarier, ku ky i fundit i kishte thënë se do të largohej nga vendi pasi në Shqipëri nuk ka asnjë mundësi.
Sipas deputetit shumica e shqiptarëve nuk kërkojnë lëmoshë, por kërkojnë një mundësi për ta ndërtuar jetën e tyre këtu.
“Pyeta në Sarandë një kamarier, i thashë ti pse do të ikësh, se pjesa më e duan të largohen nga ky vend.
Më tha do iki se këtu nuk asnjë mundësi dhe emri partisë është “Mundësia”. Shumica e shqiptarëve kanë nevojë për një mundësi, ëndërrojnë një mundësi. Në Shqipëri mundësitë janë në duart e atyre që kanë lidhje me politikën, me njerëz të pushtetshëm. Unë mendoj që duhet t’u japim një mundësi, nuk kërkon njeri lëmoshë. Nuk presin që shteti t’i pasurojë, presin që dhe ata të kenë mundësi, këtë duan. Prandaj dhe emri i partisë do të jetë “Mundësia”. Një nga punët që kam bërë kur isha në universitet kam qenë vetë kamarier, ndaj dhe kam besim”, tha Shehaj.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve