Leverkusen i pamposhtur: Thellon rekordin, 40 ndeshje pa humbje

4 Prill 2024 | 11:35

Leverkuseni është skuadra e dytë finalist e kupës së Gjermanisë, kompeticion në të cilin do të përballet me Kaiserslautern. Skuadra e Xabi Alonsos dhuroi një tjetër performancë fantastike, duke shënuar plot 4 gola në portën e kundërshtarit e duke thelluar rekordin e ndeshjeve pa humbje. Plot 40 të tilla, duke u bërë skuadra e vetme në Evropë që nuk e njeh fjalën disfatë.

Ndeshja ndaj Dusseldorf ishte një dominim absolut me vendësit të cilët shënuan 3 gola që në fraksionin e parë. Fillimisht Frimpong e pas tij Adli e Wirtz, vulosën fraksionin e parë në shifrat 3-0. 15 minuta nga pjesa e dytë ishte sërish ylli 20-vjecar i mesfushës Florian Wirtz ai që i dërgoi shifrat në 4-0, duke vulosur kualifikimin e Leverkusen. Pjesë e sfidës u bë dhe Boniface i cili vjen pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave për disa javë.

Në finalen e madhe Leverkusen sfidohet nga Kaiserslautern, ekipi i Bundesligës së Dytë gjermane. Kjo do të jetë përballja numër 8 mes dy skuadrave, me aspirinat të cilat numërojnë 5 fitore, 1 barazim dhe 1 fitore që i takon miqve. Leverkusen është 8 ndeshje larg rekordit historik të Benfikës e cila në vitet 63-65 arriti të regjistronte 48 përballje dhe asnjë humbje mes tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026