Basha: Kanë një vit e gjysmë që godasin politikisht SPAK, i presin buxhetin

5 Prill 2024 | 19:05

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka dalë sërish në mbështetje të SPAK duke thënë se po goditet politikisht prej një viti e gjysmë.

Ai theksoi se i kanë ndërprerë buxhetin dhe se nuk i japin personelin e duhur.

Mes të tjerash ai theksoi se ata deputetë që i thonë vetes deputetë të Partisë Demokratike, ngritën kartonat për të amnistuar drejtorët e korruptuar të Edi Ramës

“Kanë një vit e gjysëm që i fusin shkopinj nëpër rrota SPAK-ut, që i presin buxhetin, nuk i japin personelin e mjaftueshëm, kanë filluar ta godasin politikisht. I pari Edi Rama që i thotë BKH-së “kush je ti që vjen e kërkon te ne”, “sillu më mirë” – i thotë. Byrosë Kombëtare të Hetimit i thotë silluni më mirë  me zyrat e shtetit. Pra ky që në fakt duhet të mbyll gojën para BKH-së, para SPAK-ut, sepse këta prandaj janë krijuar kundërkorrupsionit, ka filluar tani t’i kërcënojë, i quan “republikë prokurorësh”. Dhe papritur shohim palën tjetër, pazarxhinjtë e vërtetë në krah të Edi Ramës. Si? Fare e qartë. Dje të paktën 10 apo 15 nene të amnistisë përfitues janë zyrtarë të korruptuar për tendera, për korrupsion aktiv, për korrupsion zgjedhor. Janë aty, e zezë mbi të bardh. Pra, ata deputetë që i thonë vetes deputetë të Partisë Demokratike, ngritën kartonat për të amnistuar drejtorët e korruptuar të Edi Ramës. Ndërkohë që kanë lënë në ndjekje penale jo dhjetëra por qindra protestues demokratë të cilët nuk përfitojnë nga amnistia e djeshme. Sepse janë kthyer në aneks të partisë socialiste dhe të Edi Ramës”-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026