Bodybuilderja shqiptare tregon sakrificat: Kam shkuar në dasmë me ushqim me vete

6 Prill 2024 | 18:33

Silvana, bodybuilder-ja shqiptare që prej disa vitesh përpiqet të ndërtojë trupin që do ta rendiste atë ndër më të mirat e këtij sporti, flet edhe për sakrificat e përditshme që kanë të bëjnë me dietën strikte ushqimore.

Ajo mund të hajë shumë rrallë çfarë të ketë dëshirë, madje rrëfen dhe një histori që shkakton të qeshura:

E ftuar në një dasmë, ajo ka shkuar me ushqimin e saj me vete: oriz, fileto pule, perime.  Kjo gjë e ka vënë në siklet, pasi të ftuarit e tjerë e shihnin të gjithë me habi. Një rast i tillë tregon gjithë përkushtimin e Silvanës për të arritur qëllimin e saj.

“Kur kam shkuar në dasmë  e kam pasur ushqimin me vete, më shihnin të gjithë, unë me tasin, me kastraveca, me oriz, me pulë. Unë mund të ha një ditë, nuk është se bëhet nami nëse hëngra diçka më tepër, por kur vjen puna ti duhet ta mendosh vetë; je duke e bërë ti këtë jetë; ti e hëngre, dikush tjetër në botë nuk është duke e ngrënë dhe është një hap para teje, gjithmonë është krahasimi”, tregon ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Shqiptari në Azi: Këtu në Bhutan nuk pihet cigare, quhet gjë e “ulët”

Kapet me kokainë e heroinë në makinë, në pranga shqiptari në Itali

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026