Lapaj: Manja dhe Bardhi gënjyen, amnistia do lirojë zyrtarët e dënuar nga GJKKO

6 Prill 2024 | 20:24

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se amnistia penale e miratuar dy ditë më parë në Parlament po përdoret për të delegjitimuar reformën në drejtësi.

Sipas Lapajt, dy zyrtarët e lartë, ministri UIlsi Manja dhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi gënjyen në Parlament kur u zotuan se kjo amnisti nuk liron zyrtarët e dënuar nga GJKKO.

“Të bësh amnisti për qytetarët e zakonshëm është në rregull, por të përdorësh amnistinë për të delegjitimuar reformën në drejtësi është e papranueshme. Dje gënjyen edhe Manja edhe Bardhi, se thanë nga kjo amnisti nuk preken zyrtarë të lartë që janë dënuar nga GJKKO, pasi sipas kësaj amnistie ata përftojnë. Pra zyrtarët e lartë gënjyen. Çështja tjetër është mesazhi që jepet; këta shefat e politikës që marrin vendime në parlament u thonë vartësve të tyre merreni përsipër burgun se ju nxjerrim ne. Mesazhi tjetër; është dekurajim që u bëhet institucioneve të reja të drejtësisë, se mblidhesh si parlament, u thua atyre prokurorëve kot e keni ne bëjmë si duam. Nga ana tjetër është tallje me lekët e shqiptarëve, se ata prokurorët e SPAK paguhen sa frëngu pulën”, tha Lapaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026