“Amnistia akt human”, Cakrani: Të përfitojnë edhe zyrtarët e dënuar për korrupsion
Avokati Kujtim Cakrani tha në emisionin Review në Euronews Albania se amnistia është akt human për çdo të dënuar dhe nga kjo nuk ka pse të përjashtohen zyrtarët e dënuar për korrupsion.
Sipas tij, nga kjo amnisti duhet të përfitojnë edhe subjektet që janë dënuar nga GJKKO nëse iu ka mbetur edhe 6 muaj burg.
“Çfarë problemi ka për njerëz që janë gjykuar nga gjykata speciale se janë kapur me ca rrënjë kanabis dhe janë gjykuar si grup kriminal. Nëse ai i dënuar për korrupsion ka bërë 2 ose 3 vite burg dhe i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, çfarë problemi ka që ai të përfitojë? Derisa amnistia është akt human, atëherë ku hyn humanizmi këtu? Derisa kanë bërë 2 vjet, 2 vjet e gjysmë burg dhe u ka mbetur 6 muaj burg, atëherë ku është problemi që ai të përfitojë pjesën e mbetur të dënimit? Ky është i gjithë thelbi, nuk po themi të përjashtohen nga ndjekja penale”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq