“Berat Green Half Marathon”/ Nikola Bedini fitues në garën prej 21 km

7 Prill 2024 | 19:54

Gjysmë maratona e zhvilluar ditën e dielë “Berat Green Half Marathon”, ka përfunduar më pjesëmarrjen e 400 garuesve, nga 53 shtete të ndryshme.

Vrapuesit ju nënshtruan dy disiplinave, ku sfida më e më e gjatë ishte ajo e 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër prej 10 km.

“Jam shume e lumtur që u riktheva, këtë vit shikoj akoma më shumë pjesëmarrës, dhe sidomos nga vende të huaja. Sigurisht qe shume prej tyre i njoh qoftë vajza edhe djem. Siç e dini ky vit është shumë impenjativ për mua dukë qenë që më pret përpara kampionati europian dhe pastaj për tu finalizuar me lojërat olimpike

Ai që mbërriti i pari në finish, duke fituar edhe Maratonën e madhe të Beratit, në garën prej 21 km, ishte 21-vjeçari Nikola Bedini, lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit. Më sfidën e tij të pare, ai ja doli të triumfojnë, duke lënë pas garuesit nga Turqia dhe Ukraina.

“ Kjo është hera e parë për mua në berat, unë jam nga berati kam të dy prindërit nga berate dhe për mua është kënaqësi të jem këtu sot. Doja të bëja një garë  cik më avash nga fillimi pasta nga km i 10 deri në fund të  ikja cik më shpejt. Gara vajti shume mirë, isha shumë mirë”-tha ai.

“Më duket mrekulli, është kënaqësi me ardh me përjetu këtë kënaqësi përveç vrapimit që e bën në anën sportive është dhe kënaqësi shpirtërore”-theksoi Avduraman Haxhidemaj

Në këtë event u ndan gjithashtu dhe disa çmime nderi ku një pre tyre çmimi  “maratobomakut” të cilin e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi,për të cilin kjo ishte gara e tij e 262 ku kishte marrë pjesë. Për mbarëvajtjen e këtij eventi u angazhuan thuajse të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, të cilët kishin hartuar një plan masash për lëvizjen e këmbësorëve dhe të mjeteve, pasi shumë rrugë në qytet ishin sot të bllokuara.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026