“50 vjeç të bëhet kolonoskopia e parë”, mjeku tregon si kapet kanceri kolorektal
Në Shqipëri po rriten frikshëm shifrat e prekurve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë siç njihet ndryshe.
Sipas ekspertëve të shëndetit ka një dyfishim të rasteve të reja që diagnostikohen në vit. Madje po haset edhe në mosha të reja.
Fabjan Mustafaj, kirurg i përgjithshëm tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se parandalimi është shumë më i rëndësishëm se kurimi në rastin e këtij lloj kanceri agresiv.
Ai tregoi se kolonoskopia, e cila duhet të bëhet të paktën në moshën 50-vjeçare, mund të shpëtojë jetë.
“Programet e depistimit janë të rëndësishme. Incidenca e këtij kancerit është pas 50 vjeç ndaj në këtë moshë duhet të bëhet kolonoskopia e parë, sepse në këtë mënyrë ne diagnostikojmë fazën prekanceroze që është polipi, sepse shkon nga një polip në kancer dhe do rreth 10 vite që kjo të zhvillohet. Më mirë është të mos arrihet te shenjat dhe simptomat, duhet 2-3 vite që të arrihet deri tek ato, është pak vonë për t’i pritur, ndaj duhet të depistohemi, të bëjmë kolonoskopinë”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë