Kirurgu: Mishi i kuq dhe i procesuar, rrezik kryesor i kancerit të zorrës së trashë

8 Prill 2024 | 08:46

Në Shqipëri po rriten frikshëm shifrat e prekurve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë siç njihet ndryshe.

Sipas ekspertëve të shëndetit ka një dyfishim të rasteve të reja që diagnostikohen në vit. Madje po haset edhe në mosha të reja.

Fabjan Mustafaj, kirurg i përgjithshëm tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një nga shkaktarët kryesor të shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë është konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe të procesuar. Ai tregoi se tek moshat e reja faktori vendimtar është gjenetika.

“Shkaktarët sa i përket ushqimit, dieta me mish të kuq dhe mish të procesuar, kur e pjekim në temperatura e larta, në zgarë. Është edhe arsyeja pse është më i shpeshtë te meshkujt se te femrat se janë më të predispozuar për një dietë më të keqe, me yndyrna. Ajo që e ul mundësinë  e prekjes nga ky kancer është dieta e pasur me fibra, fruta dhe perime, vitamina 2 është shumë e rëndësishme”, tha mjeku.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024