“Vishet me kollare, si turist, mban revista”, eksperti: Ja si dallohet një xhepist
Një 51-vjeçar tentoi të vidhte një grua mëngjesin e se enjtes në një urban në kryeqytet.
Por kur tentativa e tij për vjedhur çantën e pasagjeres, i dështoi, ai u arratis nga dritarja e urbanit. Ngjarja u filmua nga pasagjerët e tjerë, të cilët publikuan videon në rrjetet sociale.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tregoi në emisionin GoodMorning Albania se xhepistët nëpër urbane zakonisht kamuflohen duke u veshur me kostum e kollare, ose si turistë duke mbajtur me vete revista e çanta.
“Kur jemi në transportin publik, ata nuk janë të dallueshëm nga pamja, janë si ne; të veshur, të krehur dhe me kollare dhe kostum, vishen si turistë, kështu që nga veshja janë të padallueshëm. Ata dallohen se kur në një stacion autobusi dikush hipën dhe zbret pa motiv dyshohet se mund të jetë një i tillë, se ka parë situatën që nuk ka qenë e përshtatshme dhe është tërhequr. E dyta, qëndrojnë gjithmonë pas njerëzve, mbajnë gazeta në duar, revista, çanta të mëdha që u shërbejnë për të kamufluar sendet që vjedhin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës