Shqipëria turistike, Rama: Sfidë mbrojtja e natyrës, t’ia trashëgojmë brezave

8 Prill 2024 | 10:52

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e 70 të Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit.

Në fjalën e tij në këtë takim, Rama u shpreh se sfida në zhvillimin e turizmit është ruajtja e natyrës në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u lëmë të paprekura bukuritë e vendit.

“Sot kemi një realitet tërësisht ndryshe, 10 mln turistë vjet dhe me shifra shumë të larta gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit. Ky nuk është vetëm sukses, por edhe sfidë e madhe. Ka shumë gjëra për të zgjidhur nëse nuk duam që Shqipëria të humbasë bukurinë, në rast se duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë vlerë e shtuar dhe një vend me anë të cilit ne krijojmë hapësirën për të festuar humanitetin, duke bërë bashkë nga vende më të ndryshme, të çfarëdolloj kulture, historiku, gjuhe, për t’i bërë ata të dihen që kanë ardhur në Shqipëri. Duhet të ruajmë natyrën, duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme, duhet t’i gërshetojmë. Të krijojmë hapësirat e duhura që njerëzit të marrin më shumë nga bizneset nga toka e tyre, por nga ana tjetër të kenë mundësi të lënë më shumë për brezat e ardhshëm”, tha Rama mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026