A do bashkohet me Rithemelimin nëse humbin vulën? Ja si përgjigjet Alibeaj

8 Prill 2024 | 11:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike do pranojë pa asnjë koment publik ose jopublik vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e partisë.

I pyetur nëse do bashkohet me Rithemelimin nëse gjykata vendos t’ia japë vulën Sali Berishës, Alibeaj u përgjigj se do t’i qëndrojë deri në fund parimeve që beson, pavarësisht vulës.

“Ne do të pranojmë verdiktin që do të japë gjykata për të këtë çështje, ky është shembulli që i duhet dhënë publikut. Modeli politik që duhet dhënë është të mos paragjykohet, shantazhohet sistemi i drejtësisë. Ne nuk kemi për të bërë asnjë lloj sulmi ndaj gjykatës, do pranojmë pa asnjë lloj komenti vendimin e Apelit… Unë nuk jam nga ata që shkojnë pas vulës, shkoj pas vlerave, u qëndroj fakti që sot shqiptarët duan që Shqipëria të jetë e orientuar qartësisht në kursin euroatlantik, që nuk duan një kastë të korruptuar, që duan të kenë besim te drejtësia. Me vulë, pa vulë i qëndron dhe do t’i qëndroj deri në fund këtyre parimeve, asgjë nuk më josh. Çështja e vulës nuk është çështje e vlerave”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026