“Nuk ka marrëveshje, ka pazar”, Lita: Komisionet hetimore do dështojnë

8 Prill 2024 | 20:22

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se komisionet hetimore  do të dështojnë.

Ai theksoi se Komisionet hetimore nuk kanë ekspertizë, ndërsa shtoi se këto komisione politika do t’i kthejë në podiume.

“Komisionet janë me barut të lagur dhe nuk do të ndezin kurrë. Do reduktohet në teatër, ku pjesën më të madhe e merr komedia sepse deputetët që janë anëtarë të këtij Komisioni nuk kanë ekspertizë fare përsistetimin TIMS, nuk e dinë se për çfarë po flasin . Këta po dublojnë dhe një hetim të SPAK, ku sigurisht do të kërkojnë ekspertiza amerikane për të parë nëse janë dubluar data nga sistemi.

Këta duan të shohin se kush ka fluturuar me kë dhe me çfarë date, aq ekspertizë kanë. Nëse  duan t’i kthejnë komisionet në podiume, mund të thërritet Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, por nëse ne merremi me sistemin TIMS duhet të ketë një ekspertizë sepse është një gjë shumë serioze”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026